Loading…

Osmani për rrobat e skijimit të Prindonit: I blemë për 15 euro në një market

  • 10/02/2022 | 21:27

Osmani për rrobat e skijimit të Prindonit: I blemë për 15 euro në një market

Presidentja Vjosa Osmani ka folur edhe për pushimin e tyre njëditor në Brezovicë, ku tha se rrobat e skijimit nuk kushtuan me mijëra euro siç u raportua në media, por se ato i blenë në një market për 15 euro.


Osmani tha se këto gjëra po bëhen me qëllim që të paraqitet një portret i saj kinse po abuzon me taksat e qytetarëve.

“Ishim një natë në Brezovicë me familjen time, pas katër vitesh, me fëmijët e mij, dhe thonë që keni vesh, portalet e caktuara thonë keni vesh rroba të skijimit që kushtojnë mijëra euro. Në bazë të çkafit unë akuzohna për diçka të tillë, më fal pantallonat e skijimit që ne i kemi ble në një market për 15 euro, tash me mu me m’i paraqit që kanë kushtu për mbi 1 mijë euro.

Thojnë i keni marrë skijat e Schumacherit që kushton 1 mijë euro, në fakt ne i kemi marrë skijat me qera, si të gjithë që i shkojnë aty. Këto gjana janë me qëllim të paraqitet një portret i Vjosa Osmanit që kinse abuzon me taksat e qytetarëve. Gjë që nuk është e vërtet”, tha Osmani në RTK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë