Loading…

Osmani për CNN: Serbia nuk mund të ecë edhe rrugës së Moskës, edhe të BE’së

  • 01/07/2022 | 17:59

Osmani për CNN: Serbia nuk mund të ecë edhe rrugës së Moskës, edhe të BE’së

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë Bashkimi Evropian po e bën ridefinimin e procesit të aplikimit për anëtarësimin në këtë union, me veprimin për Ukrainën, pasi që në situata të këtilla ata e kanë vënë procesin gjeostrategjik si prioritet.


Osmani shtoi se ndonëse kriteret me bazë meritore janë të rëndësishme, në situata të tilla si kjo e Ukrainës janë vlerat thelbësore evropiane ato që duhet t’u japin drejtim gjërave.

“Ne e kemi dëshmuar këtë [vlerat evropiane] dhe Ukraina po e dëshmon këtë, andaj mendoj që ne për këtë arsye përkasim atje dhe shpresojmë që BE-ja do të na lë brenda”, ka thënë Osmani për CNN.

Osmani po ashtu foli edhe për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë dukje thënë se sa më shpejtë që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe për rajonin në përgjithësi.

Osman lëshoi kritika mbi Serbinë duke thënë që ky shtet nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Serbisë edhe me Rusinë por edhe me Perëndimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë