Loading…

Osmani: Nuk shpërtheva ndaj Borellit, ishte reagim parimor meqë u shpreh i njëanshëm

  • 06/12/2022 | 21:42

Osmani: Nuk shpërtheva ndaj Borellit, ishte reagim parimor meqë u shpreh i njëanshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania ka folur për reagimin që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.


Osmani ka deklaruar më herët se Borrell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun.

“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova,” – tha ajo.

Osmani shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e Bashkimit Europian fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani ishin larguar pjesët më esenciale të tij.

“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” – u shpreh Osmani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë