Loading…

Osmani nga Praga: Po ua shpjegojmë partnerëve se modelet si Republika Srpska më shumë krijojnë probleme se qetësi

  • 06/10/2022 | 23:11

Osmani nga Praga: Po ua shpjegojmë partnerëve se modelet si Republika Srpska më shumë krijojnë probleme se qetësi

Në një konferencë për media nga samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Pragë të Çekisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se një model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që ngjan me Republikën Srpska në Bosnjë, nuk duhet të realizohet në Kosovë.


Presidentja Osmani i është përgjigjur kërkesave të shtuara të faktorit perëndimor në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për të dhënë një propozim se si të realizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se Kosova modalitet të vetëm ka Kushtetutën e shtetit.

“Modalitet për ne është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është Alfa dhe Omega e çdo veprimi tonë. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai i cili e trason rrugën përpara dhe që përcakton se mekanizma të tillë nuk mund të jenë as një etnik as te kenë kompetenca ekzekutive dhe të krijonte një shtresë të ndërmjetme të qeverisjes”, ka thënë ajo nga Praga.

Presidentja ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve të vendit, në vazhdimësi e shpejgojnë para ndërkombëtarëve se modelet si ai i Republikës Srpska, më shumë krijojnë probleme se qetësi.

“Ne vazhdimisht e shpjegojmë para partnerëve tanë se sa me rëndësi është të mos shkojmë përtej kësaj, që të kemi një Republika Srpska apo modele të ngjashme, që nuk kanë funksionuar dhe nuk funksionojnë, sepse më shumë krijojnë probleme, se qetësi, paqe e stabilitet”, ka thënë tutje ajo.

Presidentja ka thënë se përveç asaj politike, Kosova ka edhe një betejë me Serbinë, që lidhet me sundimin e ligjit.

“Jemi që të gjitha pakicat në Kosovë të realizojnë të drejtat e tyre, të garantuara. Sfida e sotme në raport me komunitetin serb, nuk është sse shqiptarët po krijojnë probleme, por janë bandat kriminale në veri që paguhen, nxiten dhe mbështeten nga Vuçiqi. Përballja jonë me Serbinë, nuk është vetëm politike, por përballje edhe për sundimin e ligjit. Nuk do të dorëzohemi para bandave”, ka thënë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë