Loading…

Osmani nga Praga: Do të kem takime me liderët e Europës 

  • 06/10/2022 | 15:13

Osmani nga Praga: Do të kem takime me liderët e Europës 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka arritur në vendin ku do të mbahet  samiti i parë i  Komunitetit Politik Europian.


Osmani tha se është prezente në këtë samit për ta përfaqësuar Kosovën në këtë platformë të re, ku, siç tha ajo “secili prej tyre do ta ketë mundësin që t’iu dëgjohet zëri”.

Tutje, e para e shtetit tha se janë bashkë për të sjellë përpara ide dhe të marrin pjesë në veprime, kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballet Evropa.

“Mezi pres të marr pjesë në diskutime si dhe të kem takime dypalëshe me liderët e Evropës. Natyrisht, ajo që ne përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi të suksesshëm në përballjen me secilën prej këtyre sfidave”, është shprehur Osmani në pritjen zyrtare të këtij samiti, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Osmani do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë