Loading…

Osmani në takim me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime dhe me fuqi të re punëtore

  • 25/06/2022 | 17:30

Osmani në takim me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime dhe me fuqi të re punëtore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Tajlandë, është takuar sot me bizneset e këtij vendi dhe në takim delegacionit të Presidentes Osmani iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.


Kjo tryezë me karakter ekonomik është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

Osmani ka potencuar mundësitë e Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur hapat përmbajtësor në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur edhe asetin kryesor të shtetit të Kosovës, moshën e re të popullsisë dhe shkollimin e tyre, gjë që i bën të gatshëm për tregun e punës.

Presidentja Osmani i ka ftuar bizneset e Tajlandës për një vizitë në Kosovë, duke theksuar se shteti ynë ofron mundësi të shumta për investitorë të huaj, duke përmendur këtu pasuritë natyrore të shumta, por edhe tokën bujqësore.

Disa nga bizneset pjesëmarrëse në forum kanë shfaqur interesim për mundësinë e investimeve në Kosovë, teksa kanë lënë të hapur mundësinë e shqyrtimit të ideve për bashkëpunim konkret në fusha specifike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë