Sot në Moldavi, është zhvilluar samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili bëri bashkë liderët europianë. Në mesin e tyre, prezentë ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Madje, përveç pjesëmarrjes në këtë samit, Osmani, ka takuar nga afër edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan Gazeta Metro.
Megjithatë, i pranishëm në këtë tryezë, e as në këtë samit, s’ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit, këto ditë ka marrë kritika të shumta nga aleatët më të mëdhenj të Kosovës, për situatën e krijuar në veri të vendit.
Tensionet dhe trazirat që po ndodhin në veri, po i faturohen drejtpërsëdrejti të parit të Qeverisë së Kosovës.
Edhe pse, sanksionet tashmë të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht për moskoordinim më ta nga ana e Kurtit, po i bien barrë Kosovës.
Por, ndoshta, edhe pse, sanksione direkte mbi Kurtin nuk ka, ftesa e presidentit francez drejtuar Osmanit, për një takim me të dhe kancelarin Scholz, e jo Kurtit, mund të shihet si një goditje drejtuar këtij të fundit.
Duhet shtojmë se, një takim i veçantë, mes Osmanit, Macron dhe Scholz është paralajmëruar të ndodh.
Ndërsa, nëse mos ftesa e Kurtit nga Macron, mund të merret si goditje për kryeministrin kosovar, duhet kujtojmë se kjo s’është e vetmja. Kjo pasi që, një reagim mjaft i ashpër i është bërë Kurtit ditë më parë, nga hiç më pak se sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, i cili përmes një deklarimi theksoi se SHBA’të, fajësojnë direkt Qeverinë për përshkallëzimin e situatës në veri
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, deklaroi Blinken ditë më parë. /gazetametro.net
The EPC Summit in Chisinau starts with a passionate speech by President @ZelenskyyUa in front of heads of state of 47 European countries. A great show of support and solidarity with people of Ukraine. Democracies will prevail against war of aggression by a hegemonic country. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/bmu8s4pPYM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 1, 2023