Loading…

Osmani: NATO i qëndroi në krah Kosovës në momentet më të errëta të historisë

  • 12/06/2021 | 10:15

Osmani: NATO i qëndroi në krah Kosovës në momentet më të errëta të historisë

Presidentja Vjosa Osmani, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-së, tha se Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të kësaj aleance shënon historinë e re të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me aleatët e saj.


Osmani ka thënë se NATO ka qëndruar gjithmonë përkrah Kosovës, dhe vazhdon të jap kontribut për vendin tonë.

“Jemi këtu për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s, të cilët i qëndruan përkrahë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj. Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur edhe forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej dhe vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe gjithë rajonin”, raporton eo.

“Siç e dini, në ligjin për festat zyrtare kjo njihet si dita e paqes, në mesin e qytetarëve tanë njihet si dita e çlirimit, dita e lirisë. Në fakt, që të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite, sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Kosovës pas një sakrifice të jashtëzakonshme e mbi njerëzore, lirinë edhe çlirimin dhe paqen pas shumë vuajtjesh të popullit tonë”.

Ndërsa, zëvendës komandati i KFOR-it, u zotua se do të sigurojnë paqe për të gjitha etnitetet

“Është nder të jem këtu, KFOR do të qëndrojë për të siguruar paqen për të gjithë etnitetet”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë