Loading…

Osmani mohon përfshirjen e LDK’së në qeveri teknike

  • 19/02/2019 | 22:56

Osmani mohon përfshirjen e LDK’së në qeveri teknike

Deputeti i LDK’së Naser Osmani ka mohuar që kjo parti të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje për një qeveri të mundshme teknike.


Osmani pranon të ketë pasur bisedime për një çështje të tillë por ai vazhdon t’i qëndroj vendimit publik të LDK’së për zgjedhje të reja.

“Ka pasur bisedime edhe më herët. Mendoj që është ende në nivel analistësh, nuk ka diçka konkrete”, tha Osmani në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Qëndrimet e LDK’së janë të qarta për dialogun. Qëndron kërkesa e vazhdueshme që të ketë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të kemi një qeveri kredibile”, tha ai.

“LDK nuk është e kënaqur me këtë që po ndodh në arenën politike në Kosovë”, tha Osmani.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë