Loading…

Osmani mbledh kryetarët e komisioneve parlamentare

  • 29/09/2020 | 20:50

Osmani mbledh kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, mbajti sot takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve parlamentare. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën e komisioneve përgjatë sesionit vjeshtor, si dhe mbarëvajtja e punimeve të komisioneve përgjatë muajve në vijim.


Znj. Osmani potencoi se këto takime janë të një rëndësie të veçantë, të cilat ndikojnë në koordinim më të madh të punës së të gjitha komisioneve parlamentare.

Fillimisht, kryetarja e Kuvendit i njoftoi të pranishmit lidhur me gjendjen e projektligjeve në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, duke i përgëzuar njëkohësisht për angazhimin e tyre përgjatë sesionit të kaluar. Poashtu, ajo inkurajoi komisionet të iniciojnë nisma legjislative, kur do që një gjë e tillë të jetë e nevojshme.

Tutje, kryetarja e Kuvendit trajtoi edhe disa tema të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, e specifikisht të komisioneve parlamentare. Ajo u bëri thirrje komisioneve të angazhohen në monitorimin e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimtaria e tyre.

Poashtu, znj. Osmani kërkoi angazhim të shtuar të komisioneve lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda e integrimit evropian, e njëkohësisht u bëri thirrje që të respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore gjatë procesit të rekrutimit për pozita udhëheqëse në agjenci të pavarura.

Kryetarja Osmani poashtu vëri në pah nevojën për miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit, duke inkurajuar deputetët që sa më parë të ri-fillojnë trajtimin e saj.

Në anën tjetër, kryetarët e komisioneve parlamentare shpalosën planet e punës së komisioneve përkatëse, duke u fokusuar në agjendën legjislative dhe aktivitetet mbikëqyrëse të komisioneve. Poashtu, ata ndanë edhe sugjerimet dhe sfidat me të cilat përballen gjatë punës së tyre në komisione.

Takime të tilla do të vazhdojnë të organizohen në baza periodike, për të rritur bashkëpunimin mes komisioneve parlamentare dhe efikasitetin e punës në Kuvend.​

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë