Loading…

Osmani, Kurti dhe Konjufca homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

  • 17/02/2022 | 11:07

Osmani, Kurti dhe Konjufca homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

Shefat e institucioneve kryesore shtetërore, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari kuvendit Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Osmani, Kurti e Konjufca të shoqëruar nga ministra të dikastereve qeveritare kanë vendosur kurora me lule në përmendoret e tyre, por nuk janë deklaruar për media.

Ata vizitën me mëngjes e kanë vazhduar në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz të Skenderaji.

Këto vizita ishin të përcaktuara në agjendën e përbashkët mes institucioneve.

Ndërsa nga ora 12:00 Forca e Sigurisë së Kosovës mbanë parakalimin në sheshet kryesore të Prishtinës.

Dy vitet e fundit për shkak të situatës me pandeminë Covid19, nuk kishim parakalim të kësaj force në shesh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë