Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në një takim virtual të organizuar nga organizata ndërkombëtare “Atlantic Council” ka theksuar se Kosova shkon në dialog për njohje reciproke, shkruan Gazeta Metro.
Osmani shtoi poshashtu se Serbia duhet të hap arkivat e saj për të kthyer të zhdukurit e luftës.
“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog, dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë. Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.
Ajo foli edhe për prioritetet e Kosovës siç janë anëtarësimi në Interpol dhe NATO./gazetametro.net