Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të qartë pozicionin e Kosovës në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, shkruan Gazeta Metro.
Ajo përmes një reagimi të shkurtër në Tëitter, tha se Kosova do qëndroj përkrah Ukrainës.
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani .
Kujtojmë se situata mes Rusisë dhe Ukrainës ditëve të fundit është shumë afër konfliktit.
Nga SHBA është paralajmëruar se nëse Rusia do sulmonte Ukrainën atëherë do përballej me sanksione të çfarëdo lloji.
Edhe Perëndimi ka paralajmëruar njësoj Rusinë, se do bart pasojat nëse nis konfliktin./gazetametro.net