Loading…

Osmani flet për 14-vjetorin e Pavarësisë, përmend edhe tensionet Rusi-Ukrainë

  • 17/02/2022 | 11:39

Osmani flet për 14-vjetorin e Pavarësisë, përmend edhe tensionet Rusi-Ukrainë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në seancën solemne që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për 14-vjetorin e Pavarësisë së vendit.


Në fjalën e saj, ajo ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë, ndërsa ka përmendur edhe aleatët e Kosovës që ndihmuan për lirinë e vendit edhe në vitin 1999, por që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe sot.

“Sot në mesin tonë kemi ambasadorë e përfaqësues të vendeve të cilat në vitin 1999 u vunë në anën e drejtë të historisë, kundër regjimit të Millosheviqit…Faleminderit për atëherë, por faleminderit edhe për sot”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova ka ende punë për të bërë, ndërsa ka theksuar edhe tendencat e Rusisë për destabilizim të rajonit dhe vendeve të tjera në botë.

Ajo ka thënë se destabilizimi në Ballkan nga Rusia ndodhë përmes aleatit të këtij vendi, Serbisë.

Osmani ka përmendur edhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, duke thënë se një konflikt i ri do të ndikonte në të ardhmen e botës.

Ajo ka thënë se Rusia po tenton të krijojë një rend të ri botëror.

Në fund, Osmani i ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë