Loading…

Osmani: Filozofia jonë nuk na lejon të protestojmë

  • 27/09/2018 | 15:05

Osmani: Filozofia jonë nuk na lejon të protestojmë

Me 29 shtator do të mbahet protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër idesë së Thaçit për ‘korrigjim’ të kufijve.


Për këtë protestë ishte e ftuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazetametro.net

Mirëpo, ata si duket nuk do të jenë pjesë e kësaj proteste, me përjashtim të disa anëtarëve të saj.

Në një prononcim për mediat, Naser Osmani i LDK’së ka dhënë arsyen pse kjo parti nuk do të marrë pjesë në protestën që do të mbahet të shtunën.

Ai ka thënë se duhet t’i shterrim të gjitha rrugët tjera demokratike, dhe derisa këto nuk shterren, dalja në rrugë nuk është prej filozofisë politike të LDK’së.

“Derisa nuk i kemi shtjerr të gjitha mundësitë demokratike, për ne të gjitha format tjera janë të papranueshme për shkak të filozofive tona politike”, ka theksuar Osmani.

“Ne do të mundohemi që të sigurojmë votën e mjaftueshme për të ngritur mocionin e rrëzimit të qeverisë në formën demokratike. Nuk është rruga zgjidhje derisa ekzistojnë format tjera demokratike”, ka thënë tutje Osmani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë