Loading…

Osmani e merr në takim Gërvallën me zyrtarin e lartë të Vatikanit

  • 19/02/2022 | 08:17

Osmani e merr në takim Gërvallën me zyrtarin e lartë të Vatikanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në serinë e takimeve me liderë të shteteve të ndryshme të botës, gjatë qëndrimit në Mynih për Konferencën e Sigurisë ka takuar edhe sekretarin e shtetit të Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, Paul Richard Gallager.


Në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është shprehur qëndrimi i Kosovës për të avancuar raportet me Selinë e Shenjtë.

Osmani ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve dy paleshe me Vatikanin për çështje të cilat janë në interes të përbashkët të dy vendeve.

“Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të nënshkruaj marrëveshje me Vatikanin lidhur me çështjet të cilat janë në interes të përbashkët të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë