Loading…

Osmani: Dështimi për anëtarësim në INTERPOL, lajm i keq për Kosovën e i mirë për kundërshtarët e shtetit

  • 20/11/2018 | 17:36

Osmani: Dështimi për anëtarësim në INTERPOL, lajm i keq për Kosovën e i mirë për kundërshtarët e shtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se dështimi i sotëm për anëtarësim në INTERPOL është lajm i keq për shtetin e Kosovës, e i mirë për kundërshtarët e shtetit, në krye me presidentin e vendit.


Më tutje, Osmani në Facebook ka shkruar se ky është dështim i Thaçit dhe Pacollit, të cilët sipas saj me aventurën e tyre të rrezikshme për ndryshim kufijsh që ka për qëllim copëtimin e Kosovës, i kanë bërë mirë Serbisë e Rusisë, përcjell gazetametro.net.

Sipas saj, emërues i përbashkët i dështimit për anëtarësim në UNESCO dhe INTERPOL, është Presidenti Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Ky është dështim i politikës së jashtme të udhëhequr nga Thaçi, politikë kjo malinje, e çakorduar dhe skajshmërisht e politizuar, që nuk sjellë rezultat tjetër pos si ky i sotit. Thaçi e Pacolli, me aventurën e tyre të rrezikshme për ndryshim kufijsh që ka për qëllim copëtimin e Kosovës, i kanë bërë shërbimin më të mirë Serbisë e Rusisë, të cilat deklarojnë se pavarësia e Kosovës nuk është çështje e përmbyllur. Pra, emërues i përbashkët i dy dështimeve të fundit për anëtarsim në UNESCO dhe INTERPOL, është Presidenti Thaçi.

Sepse, si mund të presim njohje e votë nga shtetet e tjera, kur Presidenti i vendit tonë ia konteston shtetit të vet kufijtë?

Pas agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, jo vetëm tarifë 10%, por duhet të konsiderohet vendosja e embargos totale ndaj një shteti që po sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës.

Le të jetë ky moment i këndelljes për të gjithë akterët politikë në vend. Kosova nuk duhet të dorëzohet para këtyre sfidave. Por, për të pasur sukses, vendi duhet të udhëhiqet nga njerëz të përgjegjshëm që me çdo kusht mbrojnë shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ndryshe, Kosova dështoi të pranohet sot në INTERPOL.

Në votimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, Kosova nuk mori shumicën e kërkuar nga dy të tretat e anëtarëve të Interpolit për të u pranuar në këtë organizatë botërore të policisë. Njëjtë ndodhi edhe në votimin e dytë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë