Loading…

Osmani citon Ibrahim Rugovën për 14-vjetorin e Pavarësisë: Shtëpia nuk mbahet pa miq

  • 17/02/2022 | 08:28

Osmani citon Ibrahim Rugovën për 14-vjetorin e Pavarësisë: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Ajo ka thënë se në këtë ditë duhet të falënderohen të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e vendit.

“Sot falënderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë, duke nisur nga arkitekti dhe vizionari i Pavarësisë së vendit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova, deri tek tre mijë dëshmorët që dhanë jetën për liri, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari”, ka thënë ndër të tjerash Osmani, transmeton lajmi.net.

Tutje, Osmani ka thënë se Kosova ka ende punë për të bërë dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat, të zhdukurit dhe të dhunuarit nga lufta e fundit në Kosovë.

“Kjo Pavarësi do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për të gjitha viktimat”, ka thënë presidentja.

Në fund ajo ka cituar thënien e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke deklaruar se “shtëpia nuk mbahet pa miq dhe Kosova është dëshmia më e mirë e kësaj thënie”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë