Loading…

Osmani çirret e viktimizohet: Kurti më rrëzoi kur të gjithë më kërkonin, unë e mbrojta kur tentonin ta rrëzonin

  • 07/04/2026 | 22:37

Osmani çirret e viktimizohet: Kurti më rrëzoi kur të gjithë më kërkonin, unë e mbrojta kur tentonin ta rrëzonin

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur sot në lidhje me akuzat që i janë bërë nga VV se ajo i kishte bërë një “puç” për ta rrëzuar Qeverinë bashkë me opozitën apo Edi Ramën, duke e mohuar të njëjtën gjë, transmeton Gazeta Metro.


Ish-presidentja ka deklaruar se rizgjedhja e saj në krye të shtetit, i garantonte VV-së 51% e jo ndërprerjen e saj, duke lënë të kuptohet se dyshon që kjo parti në rast zgjedhjesh do të marrë të njëjtën përqindje.

“Nëse do të kisha plane tjera, fare nuk do të merresha me Presidencën. Sikur të kisha plane tjera do të kandidoja edhe në zgjedhjet e dhjetorit, apo do të insistoja të mos respektoheshin afatet kushtetuese por të jepeshin edhe 60 ditë siç kërkonin në mënyrë kundërkushtetuese, ashtu që të bëhej një gjë e tillë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për Albin Kurtin, dhe mënyrën se si kqë ajo ka thënë se i ka bërë atij.

“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë donin ta rrëzonin, por ai më rrëzoi mua kur të gjithë më kërkonin si Presidente. E kam mbrojtur edhe në momente të rënda si marsi 2020, edhe sfida të shumta gjatë këtyre 5 viteve. Kur të gjithë donin ta rrëzonin unë dilja ta mbroja, kur populli më kërkonte ai e bëri të kundërtën.  Bashkëpunimi ynë ka qenë garanca e një mandati tjetër të Qeverisë, ata nuk e duan, juu uroj suksese ta zgjedhin Presidentin e ri”, ka thënë Osmani.

Në lidhje me mundësinë për të kandiduar përsëri për Presidente, Osmani e ka parë pak a shumë si të pamundur.

“Unë nuk mund të kërkoj mbështetje nga partitë opozitare kur nuk e kam mbështetjen e partisë më të madhe shumë para dekretit”, ka përfunduar ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë