Loading…

Osmani bën thirrje që qytetarët të çohen në këmbë kundër Thaçit

  • 04/09/2018 | 21:59

Osmani bën thirrje që qytetarët të çohen në këmbë kundër Thaçit

Deputetja nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka vijuar të flas në lidhje me idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh.


Ajo ka thënë se kundërshtimi ndaj Thaçit për idenë e kufijve është obligim qytetar, transmeton gazetametro.net

Osmani ka thënë se qytetarët e Mitrovicës nuk duhet të lejojnë të shkelet dinjiteti i tyre nga Thaçi dhe duhet të mobilizohen në protesta kundër tij.

“Mitrovicasit nuk duhet ta lejojnë shkeljen e dinjitetit të tyre nga ana e presidentit”, është shprehur ajo.

Ajo madje ka parashikuar se do të kishte mijëra qytetarë në Mitrovicë dhe Vushtrri që do të protestionin kundër Thaçit.

“Mijëra qytetarë në Mitrovicë, Vushtrri… do të preken më së shumti nga pasiguria që krijohet”, ka thënë ajo.

Ndryshe, më herët Osmani tha se ndryshimi i kufijve do të nënktonte ndarje dhe Kosova do të bëhej shtet i dështuar dhe i pabanueshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë