Loading…

Osmani: Amerikanët më kumtuan “se Kurti u kishte thënë që lidhja me gazin amerikan e dëmton sigurinë e Kosovës”

  • 05/06/2026 | 23:16

Osmani: Amerikanët më kumtuan “se Kurti u kishte thënë që lidhja me gazin amerikan e dëmton sigurinë e Kosovës”

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka komentuar çështjen e gazit amerikan dhe kërkesën nga SHBA’të që, Kosova ta pranojë këtë projekt.


Osmani, ka thënë se, sipas informatave që ajo ka, qeveria e Kosovës, i ka thënë ‘’jo’’ projektit të gazit.

‘‘Kur ka ardhur administrata Trump, projekti i parë që e ka ndërprerë ka qenë MCC, dhe jemi njoftuar se MCC ka vdekur. Kam shkuar në SHBA, jam takuar me shumë zyrtarë përfshirë edhe me kongresin, dhe pas insistimit të madh dhe takimeve të gjagta që ky projekt të vazhdojë për Kosovën, jam njoftuar me shkrim që për Kosovën ta vazhdojnë projektin, projektin MCC. Megjithatë jemi njoftuar në atë takim, dhe shumë të tjera, që interesimi kryesor amerikan është për gazin LNG. Në një kohë kur SHBA po tentojnë ta rrisin sigurinë e Evropës nëpërmjet edhe sigurisë energjetike, në vend të ndikimit rus, është e pafalshme që Kosova t’i thotë jo projektit të gazit amerikan. Sipas informatave që ne i kemi ashtu ka qenë përgjigja. Në korrik kur unë jam takuar me zyrtarë të DASH’it, ata pastaj kanë ardhur me takime në Kosovë, dhe unë jam njoftuar që në Kosovë kanë marrë përgjigje negative nga qeveria Kurti. Po flas për korrik 2025. Mu më kanë njoftuar pala amerikane që përgjigja që kanë marrë nga qeveria Kurti është që ata nuk e shohin lidhjen me gazin amerikan si çështje të sigurisë nacionale, në fakt më është thënë sepse s’kam qenë, që qeveria Kurti atyre u ka thënë që lidhja me Amerikën e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës’’, ka thënë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë