Loading…

OSBE rrëzon mundësinë e votimit elektronik në Shqipëri

  • 02/02/2017 | 14:26

OSBE rrëzon mundësinë e votimit elektronik në Shqipëri

OSBE-ja, nëpërmjet ambasadorit Borchardt, hodhi poshtë në mënyrë kategorike mundësinë që më 18 qershor shqiptarët të votojnë në mënyrë elektronike dhe që vota e tyre të numërohet elektronisht.


“Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik, teknikisht të brishtë? Lexova në lajmet ndërkombëtare se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet”, u shpreh Borschardt.

Ambasadori Borchardt tha se ODIHR-i nuk është arbitër dhe as garantues për zgjedhje të pastra të lira dhe të ndershme. Përgjegjësia bie mbi politikanët shqiptarë, që, sipas Borchardt, kanë vonuar deri tani përfshirjen në Kodin Zgjedhor të rekomandimve të OSBE/ODIHR-it të paraqitura që nga viti 2013.

Ambasadori Borchardt dhe ambasadorja e Komisionit Evropian, Romana Vlahutin ndanë të njëjtin mendim për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, që populli t’u kërkojë llogari krerëve të politikës që të mos përfshijnë më kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë, të bëjnë transparencë për fondet financiare që përdorin në fushatë, për të ndëshkuar abuzuesit me votën, për të ndalur kronikat televiziveve të përgatitura nga partitë dhe që transmetohen pa kontroll.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë