‘Nxehet’ situata brenda Vetëvendosjes, ndërsa akuza më të forta dalin në publik.
Përveq zyrtarëve të cilët tashmë kanë nxjerrë në pah gati gjithka që ndodhi brenda subjektit të tyre, tani edhe aktivistët e Vetëvendosjes kanë filluar të ‘hapen’, shkruan Gazeta Metro.
Është deklarata e fundit e liderit të VV’së, Albin Kurti, se në Lëvizje ka pasur ngacmime seksuale ka bërë që të reagojë edhe njëri prej aktivistëve.
Aktivisti Fadil Robelli ka bërë akuza publike se në Lëvizjen Vetëvendosje, ka pasur orgji në treshe dhe drogë në zyra.
“Linqim aaaaa!!!! Janė këta të Zyreve të cilêt për deri sa Albini e ne të tjerët pervilnim krahët duke u takuar me Qytetarët e duke dëgjuar hallet e tyre këta bënin sex në treshe dhe i qeponin barit nepër Zyre”, ka shkruar në një status Robelli.
Ai edhe ditë më parë në një postim në profilin e tij pati folur për seksin në Lëvizje.
“Largohet klika e orgjive. Klika e sex-it treshe. Klika e abuzuesve të fondeve të LV. Klika e falsikuesve të dokumentave( 11 veta nga Klika posedonin iD tê falsifikuara të Policis dhe nëpër Tubime paraqiteshin si Polic të SHPK). Klika e barit. Klika e Diplomave falso. Klika e heroinês. Klika e faqeve tê zeza. Kaq janë nuk ka ma shumë! Tash ka shpresë❤️❤️❤️”, kishte shkruar ai.