Loading…

Organizuan paradën e LGBTQI+, arrestohen 33 studentë në Turqi, plagosen disa mësues

  • 21/05/2022 | 18:03

Organizuan paradën e LGBTQI+, arrestohen 33 studentë në Turqi, plagosen disa mësues

Gjatë Paradës së Krenarisë të LGBTQI+, policia e Turqisë ka bastisur Universitetin “Bogazici” të Stambollit duke arrestuar dhjetëra studentë.


Sipas studentit të diplomuar për avokati, Mahmut Seren, policia turke ka vënë në pranga 33 persona, ndërsa në përpjekje për të ndaluar arrestimet janë plagosur disa mësues.

Ndër të tjera, Seren ka deklaruar për mediet turke se në edicionin e nëntë të kësaj parade, nuk kishte patur asnjë urdhër ndalimi nga zyra e guvernatorit apo rektori.

Kujtojmë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan, i ka ndaluar paradat e komunitetit LGBTQI+ që në vitin 2015.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë