Loading…

Organizatat e shoqërisë civile: Përkrahim protestën për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

  • 29/08/2018 | 11:41

Organizatat e shoqërisë civile: Përkrahim protestën për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

Pas dorëheqjes së ish-prokurorit special z. Elez Blakaj, ne si organizata të shoqërisë civile përkrahim plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit z. Aleksandër Lumezi, theksojnë ato përmes një njoftimi për media.


Letra shpjeguese e z. Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit.

Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë. Në anën tjetër përbëjnë fakte të mjaftueshme që ne si shoqëri civile dhe qytetarë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Ne besojmë fuqishëm se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik.

Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot për të garantuar një drejtësi të pavarur nesër!

Organizata e Shoqërisë Civile:

Demokraci Plus – D+

Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS

Iniciativa për Progres – INPO

Instituti Columbus

Instituti D4D

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Instituti INDEP

Instituti KIPRED

Lëvizja FOL

Organizata Çohu!

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë