Loading…

Organizatat e njohura europiane i kërkojnë Albin Kurtit dhe partisë së tij të distancohet nga linçimi i gazetarëve

  • 09/04/2020 | 19:00

Organizatat e njohura europiane i kërkojnë Albin Kurtit dhe partisë së tij të distancohet nga linçimi i gazetarëve

Dy organizatat më të fuqishme evropiane për mbrojtjen e gazetarëve kanë dënuar ashpër gjuhën linçuese të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferraj ndaj gazetarit Parim Olluri të Gazetës Online ‘Insajderi’ dhe Berat Buzhalës të Televizionit “T7”.

Qendra Evropiane e Lirisë së Shtypit të Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) në reagimin e tyre kanë kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që të distancohet nga gjuha e anëtarit të tij të partisë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Mbështesim dënimin e Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve “Safe Journalists” për linçimin kundër gazetarëve Berat Buzhala dhe Parim Ollurit në Facebook, i bëjmë thirrje Albin Kurtit të distancohet nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e ECPMF-së.

Sot përmes një reagimi Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve “Safe Journalists”, ka reaguar ndaj linçimeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferraj.

Përmes dy postimeve në Facebook të Ferrajt, gazetarët në fjalë dhe mediet që përfaqësojnë ata janë cilësuar si pjesë e një “lobimi të mendimit serbo-rus në Kosovë” që për qëllim kanë “copëtimin e Kosovës”.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre”, kishte shkruar Ferraj.

Po ashtu edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, cilësimet e tilla ndaj përfaqësuesve të medieve, janë tërësisht të papranueshme. Ato e polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend.

AGK, i bënë thirrje Ferrajt që t’i ndalë akuzat e tilla, si dhe partisë së cilës i takon, Lëvizjes Vetëvendosje, që të distancohet nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë