Loading…

ORCA kundërshton emërimin e anëtarëve në Këshillin Drejtues në universitetet publike

  • 03/02/2022 | 13:38

ORCA kundërshton emërimin e anëtarëve në Këshillin Drejtues në universitetet publike

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka organizuar aksionin simbolik “Kali i Trojës në universitete publike”, pasi sipas tyre pesë profesorë të kolegjeve private janë emëruar në Këshillin Drejtues në universitetet publike.


Leotrim Pajaziti, student në Universitetin Publik, “Hasan Prishtina”, ka treguar se kush janë profesorët dhe për cilat universitete bëhet fjalë.

“Pesë profesorë janë emëruar nga ministria,  Majlinda Belegu, kolegji AAB, Sevim Mustafa nga kolegji AAB, Agron Hajdari, Florian Qehaja dhe Hazir Gashi. Këshilli drejtues është organi më i rëndësishëm dhe vendosja në krye të Universitetit të njerëzve që rrogën primare e marrin në institucione private është skandaloze”.

“Kjo është futje e “Kalit të Trojës” në UP në vend. Ky veprim përbën konflikt të hapur. Kolegjet private e rrezikojnë cilësinë e arsimit në vend për afera korruptive milionëshe. Komiteti i kongresit do te vazhdojë me aksione për veprime të tilla denigruese. Ne do të monitorojmë punën e këshillit drejtues dhe bëjmë thirrje ministrisë të marrë masa”, ka thënë Pajaziti./EO/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë