Teatri ODA është teatër i pavarur me një hapësirë të madhe për shumë aktivitete. Përpos shfaqjeve, në hapësirën e ODA-së mbahen edhe koncerte të muzikës së zhanreve të ndryshme, shfaqje të filmave, promovime, etj. Hapësirat e teatrit ODA shfrytëzohet edhe për xhirimin e TV emisioneve, TV Serialeve, videoklipeve dhe filmave të ndryshëm.
Gazetametro.net, sjell orarin e shfaqjeve në Teatrin Oda për ditët e mbetura të dhjetorit dhe fillimit të janarit:
Me datë 21.12.2016 duke filluar nga ora 20:00 shfaqje nga Jeton Neziraj “Carla Del Ponte”, repriza do të jetë me 22.12.2016 në ora 20:00.
Me datë 24.12.2016 aktiviteti “Unë/ Ty Dashuri Në Paketë” (ky aktivitet është për fëmijët me Sindromin Down dhe për fëmijët me aftësi të kufizuar , në kuadër të kësaj do të ketë koncert nga fëmijët e Okarinës, si dhe do të shfaqet shfaqja për fëmijë ” Ella dhe Shega”.
Në këtë aktivitet do të ketë mysafirë, ku do të jetë edhe ish presidentja znj. Atifete Jahjaga dhe mysafirë nga Komuna e Prishtinës , ku do të jetë kryetari Shpend Ahmeti e të tjerë. Në fund do të shpërndahen dhurata për fëmijë.
Ndërsa me datë 12.01.2017 shfaqja ” Rruga e Botës së Lirë “, dhe me datë 02.02.2017 do të shfaqet prapë ” Rruga e Botës së Lirë “
Çmimi i biletave është 3 euro, për studentë ,pensionist dhe kategori tjera 1.5 euro ).
Për çdo ndryshim orari apo shfaqjeje ju lajmërojmë me kohë. /gazetametro.net