Loading…

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët

  • 10/09/2026 | 11:00

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët

 Edhe Peja i është bashkuar “Orës së Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.


Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të Pejës.

Me nisjen e “Orës së Pritjes”, edhe Peja i bashkohet qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Peja u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj.

Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Peja po pret. Kosova po pret. Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, në Marshin për Liri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë