Loading…

Optika e Dacicit: Kosova sfida më e madhe e sigurisë

  • 31/08/2018 | 17:17

Optika e Dacicit: Kosova sfida më e madhe e sigurisë

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Dacic ka thënë sot në Vjenë se për Beogradin situata në Kosovë është sfida më e madhe e sigurisë, “duke pasur parasysh diskriminimin e dhunën, të cilës i janë nështruar pjesëtarët e komunitetit serb, si dhe rrezikimi i trashëgimisë sonë historike e kulturore”, transmeton gazetametro.net.


Dacic në takimin e shefave të diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ka thënë se arritja e Marrëveshjes së Berukselit mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka qenë e motivuar me synimin oër gjetjen e mundëisë për mbrojtje sistematike e institucionale të komunitetit serb dhe të tjerëve joshqiptarë në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, kjo detyrë është dashur të kryejë Asociacioni i komunave serbe, e cila nuk është formuar as pas pesë vitesh dhe për këtë shkak mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është kyçe për suksesin e dialogut”, ka thënë Dacic.

Gazeta “Danas” njofton se ai ka shprehur bindjen se të gjithë pjesëmarrësit e procesit do të angazhohen në vendosjen e besimit, “sepse pa besim nuk do të jetë fare lehtë, e as e mundur ta ndërtojmë ardhmërinë”.

Është e habitshme se mbi çfarë faktesh i mbështet Dacic konstatimet mbi, sipas tij, dhunën ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa harron se me Kushtetutën e Kosovës, sipas Planit të Ahtisarit, Kosova konsiderohet si vendi më i avancuar për pozitën e pakicave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë