Kryetarit të partisë Serbia në Qendër, ish gjenerali serb Zdravko Ponos, që u mund në zgjedhjet presidenciale serbe bindshëm nga presidenti aktual Aleksandar Vucic në prill të vitit të kaluar konsideron se seanca e Kuvendit të Serbisë për diskutimin e Propozimit Europian rreth Kosovës do të jetë një farsë, pasi presidenti serb deri tani ka bërë vet gjithçka dhe pa asnjë kontroll, e tani paska synim t’ia bartë përgjegjësinë të tjerëve, transmeton Gazeta Metro.
Ponos për N1 ka thënë se nëse për këtë temë do të diskutohet si në të kaluarën që ishte caktuar për Kosovë, kjo do të ishte edhe një dëshmi e dominimit të Vucic, siç edhe e paska nënvizuar subjekti politik i Vucic, Partia Progresive Serbe.
Vucic e ka dëshmuar se qenka më i vyeshmi, këmbëngulësi dhe nuk paska shkuar as në tualet, tha Ponos dhe shtoi se deri tani presidenti serb ka vepruar vet e tani i paska rënë ndër mend të ndajë përgjegjësinë.
Nëse është i mençur, do mendohet dy herë dhe nuk do të nënshkruaj, e nëse e ka ndërmend të shpërndajë përgjegjësinë, le ta ndajë me partnerët në qeveri. Nuk mund të jemi bashkëfajtor në një politikë të keqe, jam kundër unifikimit përreth një politike të keqe theksoi Ponos.
Sipas vlerësimit të tij, këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e Vucic e jo për atë të Kosovës. Sipas tij po të mbrohej Kosova do ta mbronin njerëz që kanë kapacitet dhe edukim, e jo ca starleta të partisë së Vucic. Ish gjenerali serb e gjeti të sulmojë edhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Porfirije, duke u ankuar për mungesën e reagimit të tij, “ku mbeti tash patriarku, shkoi në Amerikë t’ia dërgoj tezes ilaçet”. Ai shtoi se Vucic po provon që me temën e Kosovës të provojë blejë ende edhe ca kohë në pushtet.
Ponos shtoi tutje ankesën e radhës, këtë herë ndaj bashkësisë ndërkombëtare që po tenton të arrijë një marrëveshje që parasheh një rajon pa ndikimin e Rusisë, thuajse është një sekret kjo, e skenari më i keq i mundshëm do të ishte anëtarësimin e Kosovës në NATO’së, e Serbia të mos anëtarësohet në Bashkimin Europian sipas tij.
Tutje, Ponos tha se ka mundësi të madhe që serbët të dalin në rrugë, e gjasat më të mëdha janë që Vucic t’i nxjerrë djathtistët e kontrolluar në rrugë, që të mos dilte ajo që ai nuk e kontrollon. Ai shtoi se nuk i gëzohet asnjë rebelimi në rrugë por Vucic duhet ta kuptojë që kështu si e ka nisur të çoroditet nuk është mirë as për shtetin, as për paqen e stabilitetin në rajon.
Nuk jam kundër marrëveshjes, por në planin franko-gjerman duhet të ketë hapësirë për pajtim, duke shtuar se ai nuk do ta pranonte një marrëveshje të tillë.
Sa i përket njoftimit të presidentit serb Aleksandar Vucic javën e kaluar se ishte paralajmëruar nga pesëshja perëndimore për pasoja ndaj Serbisë nëse refuzon propozimin europian, Ponos i vlerësoi si përralla dhe budallallëqe./gazetametro.net