Loading…

Opozita ‘zgjohet nga gjumi’: Kërkojnë seancë për territorin para 7 shtatorit

  • 27/08/2018 | 15:36

Opozita ‘zgjohet nga gjumi’: Kërkojnë seancë për territorin para 7 shtatorit

Opozita heshti për disa javë në kohën kur skenën mediale e mbizotëronte presidenti Hashim Thaçi, e të njëjtët po reagojnë tek pasi pati kritika për heshtjen e tyre.


Sot, përveç një komunikate, ku LDK’ja kundërshton Thaçin për, siç thonë ata, pazaret me territorin, ata kanë paralajmëruar edhe seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, shkruan gazetametro.net.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se para datës 7 shtator, do të ketë seancë të jashtëzakonshme e Kuvendit, ku do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

“Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush. Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile”, ka shkruar ai në facebook.

Në anën tjetër, dje Vetëvendosja përmes kryetarit Albin Kurti kundërshtoi Thaçin duke përmendur ‘gjë që di të bëjë Vetëvendosja’, duke aluduar në protesta.

Sidoqoftë, Thaçi këtë fundjavë mbajti takim me zyrtarë të lartë të BE’së ku mori pjesë edhe presidenti serb Vucic. Aty u fol edhe për mundësinë e një zgjidhje që parasheh korrigjim të kufijve.

Ndryshe, takimet e këtij lloji mes Thaçit dhe Vucicit do të vazhdojnë më 7 shtator./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë