Loading…

Opozita serbe kundër NATO-s: Ata po punojnë në ‘secesionin’ e Kosovës

  • 22/03/2019 | 08:39

Opozita serbe kundër NATO-s: Ata po punojnë në ‘secesionin’ e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (PDS) në opozitë Milos Jovanovic ka thënë se “jemi dëshmitarë të epilogut të bombradimit të Serbisë, sepse shtetet anëtare të aleancës ushtarake, sidomos ShBA-të, edhe tash e mbështesin secesionin e Kosovës”, transmeton Gazeta Metro.

Jovanovic ka thënë për televizionin regjional N1 se e kundërshton hyrjen e Serbisë në NATO, por ka shtuar se duhet të bashkëpunojnë për shkak se kjo aleancë ushtarake jep një kontigjent ushtarësh, i cili është i stacionuar në Kosovë.

“Bashkëpunimi është racional, logjik dhe ne jeni të thirrur të bashkëpunojmë me NATO-në sepse ai jep një kontighjent në Kosovë dhe ai është garant i sigurisë së serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244, e cila, përndryshe, nuk po zbatohet”, ka thënë lideri i PDS-së.

Duke folur për intensitetin e bashkëpunimit, Jovanovic ka thënë se “ky bashkëpunim është i tepërt” dhe ka shtuar se “më shumë stërvtije me pjesëtarët e NATO-s, do të duhej të vëhet baraspeshë me rusët”.

Sipas Jovanovicit, Milosevici i ka shërbyer vetëm si shkas NATO-s për të bombarduar Serbinë.

PDS, bashkë me shumë parti tjera opozitare, mbështet protestat kundër pushtetit të Vucicit në Serbi dhe kërkojnë dorëheqjen e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë