Loading…

Opozita proteston para Kryeministrisë

  • 18/02/2017 | 10:15

Opozita proteston para Kryeministrisë

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e planifikuar prej disa javësh. Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha.


Basha dhe PD gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë aktiv në të gjithë vendin, duke i bërë thirrje shqiptarëve për të dalë në protestë kundër qeverisë. Kryeopozitari ka thënë se 18 shkurti do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët, duke theksuar se bashkë me qytetarët do marrë një vendim të madh, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë mësohet se rreth tremijë qytetarë nga Fieri janë nisur sot në orën 8:00 drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e PD-së që nis në orën 12:00.

Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit. Në makinat e protestuesve nga Fieri, do të vendoset kamera në çdo automjet në mënyrë që të filmohet çdo debat me policinë gjatë rrugës.

Nga Lezha do të nisen 12 autobuza dhe shumë qytetarë me mjete private. Sipas PD nga ky qytet janë afro 2 mijë persona që do i bashkohen protestës. Gjithashtu të tjerë autobusë po nisen nga Shkodra,  3 autobusë nga Gjirokastra, 350 persona janë nisur nga Saranda, rreth 3-4 mijë persona nga Shkodra, rreth 6 mijë persona nga qarku i Dibrës, 500 persona nga Kukësi, 6 autobuzë dhe 50 makina nga Berati.

Basha tha se protesta do të jetë paqësore, por i bëri thirrje policisë që mos provokojë dhe mos bjerë pre e manipulimeve politike. Nga ana e saj Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës kanë marrë masat për mbarëvajtje të protestës.

Si rrjedhojë e këtij marshim- proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Kushtet e opozitës së bashkuar për ndaljen e protestave:

Largimi i qeverisë, kusht për zgjedhje Votimi elektronik kusht i panegociushëm Zgjedhje me qeveri transitore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë