Loading…

Opozita nuk do ta dëgjojë raportin e Thaçit në Kuvend

  • 16/12/2016 | 08:47

Opozita nuk do ta dëgjojë raportin e Thaçit në Kuvend

Presidenti i vendit tradicionalisht çdo fundvit i drejtohet Kuvendit për të raportuar për punën e tij, megjithatë ende nuk dihet nëse një traditë të tillë do ta vazhdojë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.


Ndërkohë, subjektet opozitare nuk shprehen të interesuara për të dëgjuar fjalimin e Thaçit, kurdo që ai ndodh shkruan “Zëri”.

Opozitarët ngrenë dilemën nëse kreu i shtetit ka çka të raportojë për punën e tij dhe se a ia vlen të dëgjohet fjalimi i një presidenti, i cili, sipas tyre, është zgjedhur në këtë post me vota të kontrabanduara.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë thonë se kreu i shtetit obligohet që t’i drejtohet Kuvendit dhe se kjo është në funksion të bërjes sa më transparente të punës së presidentit. Sipas tyre, Thaçi nuk ka ndonjë të arritur gjatë këtij viti me të cilën do të mundë të krenohej.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë