Loading…

Opozita lë statuset në Facebook, paralajmërojnë protesta kundër veprimeve të Thaçit

  • 27/08/2018 | 19:35

Opozita lë statuset në Facebook, paralajmërojnë protesta kundër veprimeve të Thaçit

E kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe mediat se ka pushuar gjithë verën pa bërë zë, opozita është e gatshme që të dalë edhe në rrugë për të ndaluar të keqen që e kërcënon vendin nga bisedimet finale me Serbinë.


Opozita deklaron se nuk do të rrinë spektatorë para situatës që e ka krijuar Hashim Thaçi, madje deputeti i LDK’së Naser Rugova, ka thënë se gjithçka ndryshon për Kosovën kur LDK’ja fton popullin të dal në rrugë.

“Nëse dikush tenton ta lëndojë rendin kushetutes dhe sovranitetin e vendit e vetmja rrugë është udha, mirëpo këta kanë bërë protesta edhe opozita edhe partitë politike që janë në pushtet, por kur LDK’ja thërret popullin, atëherë këndohet një këngë tjetër, tha Rugova për KTV, transmeton gazetametro.net

Edhe partitë politike si PSD’ja dhe Alternativa nuk do të tregohen refuzuese ndaj çdo ftese që do t’u bëhet atyre.

Ka kaluar pothuajse gjithë vera me përtypjen dhe komentimin e deklaratave që i ka lëshuar presidenti, duke hedhur ide këmbimi territoresh dhe korrigjimi kufijsh, por ka qenë e vështirë të vërehen dy deputetë bashkë që çojnë përpara një kundërshtim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë