Loading…

Opozita e palëkundur në respektim të rendit kushtetues, LVV shtiret se s’po ndodhë asgjë

  • 07/08/2026 | 23:23

Opozita e palëkundur në respektim të rendit kushtetues, LVV shtiret se s’po ndodhë asgjë

Partia Demokratike Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca, janë mbledhur sonte në ndërtesën e Kuvendit duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të thirret për sonte, para skadimit të afatit kushtetues.


Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se do të kërkojnë të mbledhin nënshkrimet e partive opozitare për të thirrur një seancë sonte nga ora 22:30.

E këto zhvillime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i quajti “shfaqje teatrale”.

“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi për Kosovapress.

Ai kërkoi që partitë politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta tejkalojë krizën.

“Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet. Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, tha Rrustemi.

Kuvendi i Kosovës ka dërguar ftesë te deputetët për seancë nesër në orën 11:00 që sipas shumicës së komentatorëve politik dhe vëzhguesve ligjor jo vetëm që është shkelje e paskrupullt e Kushtetutës por edhe duhet penalizuar ashtu siç parashihet në legjislacion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë