Tri partitë opozitare VV-AAK-NISMA, kanë mbajtur një konferencë për media pas dorëzimit në Kuvend të mocionit të votëbesimit të Qeverisë.
Ata kanë shprehur besimin se përveç katërdhjetë nënshkrimeve për procedim të mocionit, do ta kenë mbështetjen edhe të 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë.
Seanca për votëbesim, tani nuk mund të shkojë më larg se pesë ditë, shkruan gazetametro.net.
Shefi i grupit parlamentar të AAK’së ka thënë se është i bindur se do të kenë sukses dhe se kjo qeveri do të rrëzohet. Ai ka thënë se ky hap i sotëm, është hap demokratik që do t’i shërbej vendit për të mirë
“Tani është obligim i kryesisë që jo më herët se dy ditë dhe jo më vonë se pesë ditë të thirret seanca. Janë të përfshira të gjitha subjektet politike. Shpesoj që të mbahet seanca dhe të rrëzohet kjo qeveri”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa shefja e grupit parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, ka treguar se opozita ka arritur që t’i mbledh 42 nënshkrime për procedim të mocionit të votëbesimit.
Aida Dërguti nga Vetëvendosje, ka thënë se kjo situatë ka ardhur nga fakti se vendi ka një qeveri të paprëgjegjshme, dhe në këto raste, Kosova si republikë parlamentare, vendimi i takon Kuvendit. /gazetametro.net