Loading…

Operacioni “Syri”, Policia arreston 16 persona të dyshuar për trafikim të armëve |FOTO

  • 29/08/2018 | 16:33

Operacioni “Syri”, Policia arreston 16 persona të dyshuar për trafikim të armëve |FOTO

Pas hetimeve intenzive në katër lokacione të rajonit të Prishtinës, dy lokacione të Gjilanit dhe 16 lokacione të Ferizajt, Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar për trafikim me armë.


Siç thuhet në njoftim, njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, përcjell Gazetametro.net.

‘Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, më 29.08.2018 në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), atë të Gjilanit (në dy lokacione) dhe Ferizajt (gjashtëmbëdhjetë lokacione), është zhvilluar Operacioni Policor i koduar me emrin “SYRI”, i cili ka rezultuar me arrestimin gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për trafikim me armë,’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale:

      • 19000 euro para kesh,
      • 3 armë të gjata,
      • 17 armë të shkurta kalibri i ndryshëm,
      • 2850 fishek kalibri të ndryshëm,
      • 20 karikatorë,
      • 1 pasaportë bullgare
      • 3 telefona
      • dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

    Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje./Gazetametro.net

     

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë