Organet e sigurisë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar një super-operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi i cili dyshohet se kreu vrasje me pagesë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Është arrestuar në Shqipëri Dod Gjikolaj, i cili dyshohet për kryerjen e disa vrasjeve me pagesë, përfshirë ekzekutimin me eksploziv të një 59 vjeçari në Gjakovë.
Polciia shqiptare ka finalizuar operacionin “Kalaja” duke arrestuar personin në fajlë për një mori krimesh.
“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv. 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv”, thuhet ndër të tjerash në raporton e policisë së Shqipërisë.
Ky është njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”. Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv. 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”.
Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë./gazetametro.net