Loading…

Operacioni i sotëm: Arrestime për vrasjen e 2 policëve të UNMIK’ut më 2004

  • 05/07/2017 | 13:09

Operacioni i sotëm: Arrestime për vrasjen e 2 policëve të UNMIK’ut më 2004

Dhjetëra policë të EULEX-it kanë rrethuar mëngjesin e sotëm fshatin Koshevicë të Podujevës. Krejt kjo, për një ngjarje që ka ndodhur para 13 vjetësh.


Burime brenda EULEX-it kanë thënë për Express se bastisjet e sotme janë kryer për vrasje të dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Sipas të njëjtit burim, në këtë aksion ka edhe persona të arrestuar.

“EULEX ka kryer një aksion për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut dhe tentim vrasjen e dy policëve të tjerë, që ka ndodhur në vitin 2004 në fshatin Koshevicë të komunës së Podujevës”, ka thënë ky burim nga EULEX-i.

“Ka edhe persona të arrestuar për posedim ilegal të armëve”.

E aksioni për bastisje nisi në këtë fshat, pasi gjithçka nisi aty në vitin 2004.

Ish-ushtari i UÇK-së, Agron Sylejmani, tashmë i ndjerë, së bashku me Shkumbin Mehmetin, në vitin 2004 kanë vrarë edhe një polic të Kosovës dhe një polic të UNMIK-ut. Me këtë rast është plagosur Shkumbin Mehmeti dhe gjendet në burg i dënuar me 30 (tridhjetë) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.

Ndërkaq, edhe Ruzhdi Shaqiri u vra në gusht të vitit 2014.

Sipas Prokurorisë së EULEX-it, Agron Sylejmani, dhe të tjerë të panjohur, kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.

Prokurori i EULEX-it, Robert Kucharski, i ka dërguar një shkresë zyrtare z. Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me anë të së cilës shkresë e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast, duke konstatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani ka vdekur.

Prokurori i EULEX-it në shkresë, i bën një përshkrim të biografisë së Agron Sulejmanit.

Sylejmani ishte nga fshati Kushevicë komuna e Podujevës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë