Loading…

Operacion mes kaosit: Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, kirurgët nuk e braktisin pacientin mes lëkundjeve

  • 10/08/2026 | 16:14

Operacion mes kaosit: Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, kirurgët nuk e braktisin pacientin mes lëkundjeve

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka tronditur një spital në Japoninë jugperëndimore, në një moment kur një ekip mjekësor po kryente një ndërhyrje kirurgjikale, transmeton Gazeta Metro.


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e frikshëm, teksa pajisjet në sallën e operacionit lëkunden fuqishëm dhe stafi përpiqet të mbajë sendet që të mos bien. Kirurgët qëndruan pranë pacientit dhe vazhduan përpjekjet për ta mbrojtur gjatë lëkundjeve.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha dhe la të paktën 39 persona të vdekur. Mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në qendra evakuimi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë