Loading…

Omicron rrezikon ‘Australian Open’

  • 30/11/2021 | 21:07

Omicron rrezikon ‘Australian Open’

Turneu i “Australian Open” që do të mbahet në Janar përballet me më shumë paqartësi, pasi qeveria vendosi që të shtyjë edhe me dy javë të tjera hapjen e kufijve kombëtare të vendit.


Autoritetet kishin vendosur që udhëtarët ndërkombëtare të vaksinuar të lejoheshin të hynin nga data 1 Dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë deri më datën 15, për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Nga data 28 Dhjetor, është programuar që të mbërrijnë në Australi personeli i tenistëve, e më pas nisin përgatitjet.  Por në rast të një shtyrjeje tjetër të hapjes së kufijve, eventi rrezikon që të mos mbahet.

Shumcia e tenistëve pjesëmarrës janë vaksinuar, por ka edhe sportistë si Novak Djokovic që ka refuzuar të thotë se si do të veprojë. Por ekziston mundësia që numri 1 i botës të mos marrë pjesë në “Australian Open”.

Drejtori i turneut Craig Tiley deklaroi se po punon me qeverinë dhe shpreson se eventi do të mbahet pavarësisht rrezikut nga varianti i ri i Covid. Një javë më parë, “Australian Open” konfirmoi se vetëm tenistët e vaksinuar do të garojnë në “Melbourne Park”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë