Loading…

Olluri ironizon me Kurtin e Osmanin: E sakatun RTK’në, kanë me nis me i dhanë lajmet vetë

  • 21/02/2022 | 12:12

Olluri ironizon me Kurtin e Osmanin: E sakatun RTK’në, kanë me nis me i dhanë lajmet vetë

Gazetari Parim Olluri, ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, që qëndruan në vizitë dy ditore në Konferencën e Sigurisë në Munih, por nuk takuan asnjë lider të rëndësishëm atje, shkruan Gazeta Metro.


Olluri, postoi një komunikatë me titullin ‘’ Osmani në Mynih, takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare”, derisa tha se kështu ka dëshirë Kurti e Osmani të shohin mediat duke shkruar.

“E sakatuan RTK-në. E ngulfatën. Nëse nuk bijnë në moderator të mirë, këta kanë me i nis me i dhanë edhe lajmet vetë. Pos teksteve që po i shkruajnë”, ka shkruar Olluri.

Konferenca dy ditore e Sigurisë në Munih të Gjermanisë përfundoi dje, derisa nga Kosova pjesëmarrës ishin dy liderët presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Por asnjëri nga liderët nuk u takua me ata amerikanë, duke treguar kështu edhe njëherë ‘‘injorimin’’ që SHBA po shfaq ndaj tyre.

Nga SHBA’të në këtë konferencë morën pjesë presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, zv/presidentja Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken. Por takimi mes tyre nuk ndodhi.

Postimi i plotë:

Takime me figura te rendesishme nderkombetare
Qe qysh ka qejf pushteti Albin-Vjose me i pa te gjitha mediat ne Kosove.
E sakatuan RTK-ne. E ngulfaten. Nese nuk bijne ne moderator te mire, keta kane me i nis me i dhane edhe lajmet vete. Pos teksteve qe po i shkruajne.
Vendimi i partise: S’po na pelqen toni i zanit diçka. I asnje moderatori. Po i grahim vete ma mire./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë