Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkovic, është liruar nga policia serbe në Aerportin e Beogradit që e kishte ndaluar mbi një orë. Ajo tha se arsyetimi që i dhanë është se i ndalohet lëvizjes nga vendi, transmeton Gazeta Metro.
Më 24 qershor ajo ka njoftuar se i është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Siç ka bërë të ditur ajo në llogarinë e saj në Twitter, asaj i është “ndaluar të largohet nga vendi rrugës për në Podgoricë”.
“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkovic në Twitter.
Na putu sam za Podgoricu i upravo mi je zabranjen izlazak iz zemlje od strane pogranične policije na aerodromu @policijasrbije @AeroNikolaTesla
Razlog za zabranu izlaska mi nije dat. Još uvek sam u policijskim prostorijama na aerodromu gde sam trenutno zadržana na ispitivanju.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 24, 2022
Në një postim të mëpasshëm në Twitter, ajo shkroi se ishte “në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistë”.
“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar Trajkovic.
Pasi u lirua Rada Trajkovic për gazetën serbe Danas se asaj nuk i ishte shpjeguar arsyeja konkrete pas ndalimit. Ajo kishte shtuar se ajo ishte e ftuar të merrte pjesë në një emision në TV Podgorica të premten, që tani i pamundësohet pas këtij incidenti.
“Mendoj se ky ishte synimi. Sikur të ishte në pyetje zëvendës kryetari i Listës Serb Milan Radoicic, ai do të kalonte kontrollin e pasaportave pa telashe. Oliver Ivanovicin e vranë, mua më keqtrajtojnë kështu duke më kufizuar lirinë e qarkullimit” tha Trajkovic./gazetametro.net