Loading…

OKB: Kriza rrezikon të lërë në uri miliona njerëz

  • 12/03/2017 | 16:55

OKB: Kriza rrezikon të lërë në uri miliona njerëz

Shefi i misioneve humanitare i OKB-së ka paralajmëruar se bota po ndeshet me krizën më të madhe të shtatë dekadave të fundit.


Stephen O’Brien, nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinimin e Emergjencave, tha se mbi 20 milionë njerëz në katër vende kërcënohen uria.

Ai bëri thirrje për një dhënien e drejtpërdrejtë të fondeve për Jemenin, Sudanin e Jugut, Somalinë dhe pjesën verilindore të Nigerisë, duke theksuar se qasja ndaj ndihmave humanitare duhet të jenë e sigurtë dhe e papenguar.

“Të katër vendet kanë një gjë të përbashkët: konfliktin. Ne kemi nevojë të menjëhershme për fonde, pasi është e mundur për të shmangur një krizë, për të shmangur zinë e bukës dhe një katastrofë njerëzore”, tha ai.

O’Brien tha se duhen 4.4 miliardë dollarë deri në korrik, ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për donacione.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë