Ishte Pakistani dhe Autoriteti i Palestinës që kanë dorëzuar një rezolutë në krijimin e misionit të gjetjes së fakteve që do të votohet të enjten kur Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të mbajë një seancë të veçantë në Gjenevë. Kjo rezolutë pritet të marrë shumicën e votave përkundër se nuk ka asnjë fjalë për organizatën terroriste Hamas që sulmuan civilët izraelitë me mbi 4500 raketa nga Gaza, transmeton Gazeta Metro.
Pritet të ky këshill i OKB’së të krijoj një komitet të hetimit në veprimtarinë e Izraelit ndaj Palestinezëve gjatë periudhës para dhe përfshi luftën 11 ditore në Gaza që përfundoi me 21 maj.
Posaçërisht, komiteti do të hetoj aktivitetin e Izraelit në Gaza dhe Jerusalem si dhe trazirat etnike që shpërthyen në qytetin e përziera brenda territorit sovran izraelit.
Rezoluta e dorëzuar nga Pakistani dhe Autoriteti Palestinez – rrallë kush mund t’i përshkruaj këto shtete si shembull për respektin e të drejtave të njeriut – pritet të votohet të enjten dhe të ketë shumicën e votave të 48 shteteve anëtare kur Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë speciale në Gjenevë.
Në tekst të rezolutës posaçërisht ceket kërkimi i llogarisë për veprimet e Izraelit.
Misioni i Izraeli në OKB në Gjeneve ka reaguar menjëherë duke nënvizuar mos përmendjen e organizatës terroriste Hamas për sulmet me raketa ndaj civilëve në qytetet izraelite./gazetametro.net
Pakistan & the Palestinians called on an HRC Special Session following the recent violence.
❌No mention of Hamas
❌No mention of 4300+ rockets
Do you still think @UN_HRC promotes and protect Human Rights for all?
We call on Member States to speak up & oppose this resolution. pic.twitter.com/zAFfJERyc2— Israel in UN/Geneva (@IsraelinGeneva) May 25, 2021