Loading…

Austriakët nuk preferojnë integrimin e Kosovës në BE

  • 08/11/2016 | 11:40

Austriakët nuk preferojnë integrimin e Kosovës në BE

Austriakët janë mjaftë skeptik kur bëhët fjalë për Kosovën. Kjo tregohet edhe përmes një sondazhi vjetor për zgjerim i bërë nga Shoqata Austriake për Politikë Evropiane (ÖGfE).

Ky sondazh tregon se 51 përqind e austriakëve refuzojnë integrimin e Kosovës në BE, e vetëm 19 përqind e tyre e mirëpresin, transmeton gazetametro.net.

Për shumicën e austriakëve nuk është prioritet itegrimi i Ballkanit Perëndimor, ndërsa nga ana tjetër, forcimi i bashkëpunimit dhe thellimit në kuadër të BE-së konsiderohet si primarë për austriakët.

gfe-logo1

Pothuajse të njëjtin qendrim kanë edhe për Shqipërinë. Sipas këtij sondazhi janë vetëm 20 përqind e austriakëve që preferojnë integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa vetëm 22 përqind e duan Malin e Zi. As Maqedonia nuk ka dalë të jetë mirë, ku ka marrë vetëm 23 përqind.

Serbia dhe Bosnja janë dy shtetet më të mikpritura në BE nga austriakët, të cilat kanë marrë nga 26 përqind për tu integruar në BE. Turqia është shteti që preferohet më se paku për tu bër pjesë e BE’së, me vetem 10 përqind.

Mbi 70 për qind e të anketuarve nuk e shohin zgjerimin e BE’së drejt Ballkanit si të rëndësishëm, përderisa 85% kërkojne thellimin e bashkëpunimit të shtetëve anëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë