Loading…

Oficeri i FSK’së fiton çmimin ‘Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki’, pjesëmarrëse ishin disa shtete të botës

  • 06/12/2023 | 14:27

Oficeri i FSK’së fiton çmimin ‘Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki’, pjesëmarrëse ishin disa shtete të botës

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke.


Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë kurs kanë marrë pjesë studentë oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës, duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.

“Çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë