Loading…

‘Ofertë 1 në 2’, shokohet studenti, blen domate dhe i del luleshtrydhe

  • 07/06/2017 | 21:40

‘Ofertë 1 në 2’, shokohet studenti, blen domate dhe i del luleshtrydhe

Wang Xiaowen ka mbetur i shokuar pas kafshimit të një domateje, sepse në brendësi të saj ka zbuluar se gjendej një luleshtrydhe.


Studenti 24-vjeçar kinez është bërë i famshëm në rrjetet sociale, pas postimit të fotos së domates me luleshtrydhe brenda.

“Domaten e bleva në një dyqan pranë shtëpisë sime, dukej njësoj si çdo domate tjetër, por pasi e kafshova vura re se domatja nuk kishte fare fara, por një zemër që ngjasonte me luleshtrydhen”, është shprehur Wangu për “Daily Mail Online”.

Ekspertët e agrokulturës në Kinë kanë deklaruar për rastin në fjalë se ajo që ndodhet në mes të domates nuk është luleshtrydhe e vërtetë, por pjesë e domates që është shformuar,dhe  me shumë mundësi e shkaktuar nga hormonet që kanë përdorur fermerët.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë